Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa  ka përkujtuar policin e Kosovës, Enver Zymberi i cili ra në një operacion policor për të vënë nën kontroll pikat doganore dhe ato të kufirit në veri të Kosovës 9 vite më parë.

Mustafa ka thënë se Zymberi ra heroikisht në krye të detyrës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Sot, janë bërë 9 vjet nga vrasja e një prej policëve më të mirë të Kosovës, Enver Zymberi. Në emër të LDK-së dhe të gjitha strukturave tona shprehim nderimet më të larta për heroin e Kosovës, Enver Zymberi. Ndihemi krenar për heroizmin e tij por njëkohësisht kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ato vajza dhe ata djem që dhanë shembull të sakrificës së jashtëzakonshme për shtet-ndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës. Lavdi, Heroit të Kosovës Enver Zymberi”, ka thënë Mustafa. /21Media 

a.