Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pasditen e së hënës është parë duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Mustafa tha se pritet të takojë grupin parlamentar të partisë në Kuvend.

Është tentuar të merret një përgjigje edhe nga partnerët e koalicionit qeverisës se a pritet të takohen sot me Mustafën, mirëpo nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.