Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Takimi është zhvilluar në një nga hotelet në Prishtinë. Ky takim vjen pas zhvillimeve të reja që rrodhën pas deklaratës së Zyrës së Prokurorit Special.

Pas një kohë të caktuar, makina e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, është parë duke u larguar.

Kujtojmë se pas takimit të Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa propozoi një takim të të gjithë liderëve kosovarë para një takimi tjetër me palën serbe. /kp