Me qëllim të ndalimit të konfliktit të interesit dhe keqpërdorimeve

Me qëllim të ndalimit të konfliktit të interesit dhe keqpërdorimeve

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, sot ka marrë vendim përmes të cilit ua ndalon të gjithë zyrtarëve të kësaj ministrie në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të marrin pjesë në përgatitjen e aplikacioneve, apo pjesëve të aplikacioneve, për bujqit që aplikojnë për grante dhe subvencione nga kjo ministri për vitin 2020.

Kjo me qëllim të ndalimit të konfliktit të interesit dhe keqpërdorimeve si dhe për të rritur transparencën, mbrojtjen e të drejtave të bujqve dhe trajtimin e barabartë të tyre.

“Të gjithë zyrtarët e MBPZhR-së, tash e tutje, janë të obliguar që të nënshkruajnë deklaratë nën betim për evitim të konfliktit të interesit dhe vetë e kam nënshkruar i pari deklaratën”, thuhet në një postim në Facebook nga ana e ministrit Mustafa.