Ndeshja Chelsea - Arsenal përfundoi me rezultat 2:2

Ndeshja Chelsea – Arsenal përfundoi me rezultat 2:2

Shkodran Mustafi kërkoi falje sot pas gabimit të bërë dje gjatë ndeshjes me Chelsean. Mustafi gaboi në tentim për të kthyer topin tek portieri i skuadrës, derisa më pas David Luiz u detyrua të shkaktonte penallti, nga ku Chelsea arriti ta shënojë golin e parë të epërsisë.

“Jam i lumtur dhe krenar të kemi një ekip të madh që luftoi me mua për 90 minuta, pas gabimit tim që jo vetëm se ndikoi te goli i pare por po ashtu e përjashtoi David Luizin (me fal David). Nuk dorëzohemi kurrë, luftojmë me pasion dhe qëndrojmë te bashkuar”, shkroi Luiz në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ndeshja Chelsea – Arsenal ka përfunduar me rezultat 2-2 edhe pse të dy skuadrat kanë tentuar ta fitonin derbin lokal.