Ardhja e Solarit në stolin e Real Madridit ka sjellë pakënaqësi brenda grupit

Ardhja e Solarit në stolin e Real Madridit ka sjellë pakënaqësi brenda grupit

Mbrojtësi spanjoll nuk është i kënaqur me minutat që po i jepen në dispozicion nga Santiago Solari.

Ardhja e Santiago Solarit në stolin e Real Madridit ka sjellë shumë pakënaqësi brenda grupit të lojtarëve madrilenë.

Përveç Iscos, i cili me Solarin pothuajse nuk po luan fare, edhe lojtarë të tjerë duket se kanë dalë kundër vendimeve të teknikut argjentinas.

Pas Marcelos, emri i fundit që i shtohet listës është ai i Nacho Fernandezit. Mbrojtësi mendon seriozisht të lërë Santiago Bernabeun në fund të stinorit, pasi nuk është i kënaqur me minutazhin që i është dhënë nga Solari.

Kujtojmë se nën drejtimin e Zinedine Zidane apo Julen Lopeteguit, 29-vjeçari ka luajtur më shumë, ndërkohë këtë sezon ai ka luajtur vetëm në 12 takime në La Liga. Nacho Fernandez ka një kontratë që skadon në qershor 2020.