Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kundërshtuar vendimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, për shqiptimin e masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive të derivateve të naftës, duke e cilësuar si vendim arbitrar.

Kryetari i shoqatës, Fadil Berjani, përmes një komunikate, thotë se nuk ka pasur asnjëherë marrëveshje për çmimin e naftës në mes të operatorëve të këtij sektori dhe se marrja e këtij vendimi është e bazuar kryesisht në insinuata.

AKK-ja ka gjobitur me mbi 4 milionë euro, 14 kompani të derivateve të naftës, pasi është vërtetuar se ato kanë manipuluar me çmime të derivateve të kësaj lënde në fund të vitit 2018./21Media