Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka reaguar ndaj vendimit të LDK-së për të shkarkuar Vjosa Osmanin nga strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nagavci në një postim në Facebook ka thënë se nuk dëshiron të flet për çështjet e brendshme partiake, por që nuk mund të mos reagojë ndaj siç thotë ajo “mënyrës qyqare të sjelljes ndaj një gruaje”.

“Nuk dua të flas për çështjet e brendshme partiake, as që po provoi të mendoj se si do të ishin reagimet po të ndodhte një rast i ngjajshëm në LV!, nuk po flas as për të drejtën e mendimit ndryshe, për domosdoshmërinë e ruajtjes së parimeve e premtimeve të dhëna. Por nuk mund të mos reagoj për mënyrën qyqare të sjelljes ndaj një gruaje, ndaj një politikane që në pozitën e saj si Kryetare e Kuvendit e si deputete e LDK-së nuk ka bërë asnjë shmangie nga premtimet elektorale, nga deklaratat publike, e besoj nga bindjet e saj se cila është më e mira për vendin”, ka shkruar Osmani.

Nagavci, tutje ka thënë se tash dhe më e bindur se Osmani ka bërë gabim vetëm pse pranoi të bëhej Kandidate për Kryeministre pa u bërë Kryetare e Partisë, “kështu i rriti kredibilitetin e pamerituar LDK-së, e u dha mundësi edhe të tjerëve që të keqpërdorin besimin që u kërkuan qytetarëve”./21Media