Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtare e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar pas incidentit të sotëm në Kuvendin e Kosovës.

Nagavci me theks të veçantë ka përmendur reagimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, i cili duke iu referuar incidentit të sotëm ka thënë se “Akademiku Kujtim Shala mund t’i rrahë medije të gjithë në VV”.

Sipas saj, me postimim e sotëm Isa Mustafa ka treguar të vërtetën e prishjes së koalicionit LDK-VV.

“1. Gjithnjë kanë pasur në diskursin e tyre referime për ambasadorët, ndërkombëtarët, raportet e mira, pra janë fshehur gjithnjë pas tyre. Në postimin e fundit po i sulmon dhe ata. 2.E pranoi në fund se koalicioni me VV-në qenka prishur nga zt. Mustafa dhe LDK-ia e jo ashtu si na thoshin në muajin mars, se koalicionin e prishi Zt. Albin Kurti dhe LV me shkarkimin e zt. Agim Veliu. Këtë lloj gjuhe e këso lloj qëndrimesh vërtetë zor të kuptohen, Ndoshta vetëm disa “Akademikë” e kuptojnë njëri-tjetrin”, ka shkruar ndër të tjera Nagavci.

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Gazmend Gjyshinca deklaroi se është sulmuar pas mbledhjes së këtij komisioni në korridoret e Kuvendit nga deputetët e LDK-së, Kujtim Shala dhe Arben Gashi.

Mirëpo, kjo deklaratë e tij është mohuar nga Shala e Gashi. /21Media