Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci ka thënë se kryeministri Hoti nuk ka agjendë para vizitës në Uashington.

“Hoti dje e bëri të qartë se ai nuk është i njoftuar as për ndonjë axhendë, as për temat sa i përket takimit të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, përderisa Presidenti Thaçi ndërkaq po vazhdon të jap sinjale të qarta për atë që ka planifikuar tashmë”, ka shkruar ndër të tjera Nagavci.

Nagavci ka theksuar se “një ditë mund të jetë shumë vonë, vonë për ne, se zt. Hoti dhe kolegët e tij, tashmë kanë vendosur jo vetëm për të tashmen, por edhe të ardhmen e tyre dhe këtë do ta kuptojnë shumë shpejtë”. 

Sipas saj, Qeveria Hoti nuk do të lejohet ‘të kapërcejë kufijtë’ në bisedimet me Serbinë.

“Hoti dhe Qeveria jolegjitime janë tashmë në rolin të cilin janë të detyruar të luajnë, duhet t’u bëhet e qartë e t’u ndihmohet të kuptojnë se ka një kufi që s’bën ta kapërcejnë, se ka një skenar që s’duhet ta realizojnë, se ka një pikë ku s’do t’i lejojmë”, ka shkruar Nagavaci. /2Media