Napoli mbetet pa Mertens për tri javë
18 Dhjetor 2020
Sulmuesi italian i Napolit, Dries Mertens, 33-vjeç, do të pushojë për të paktën tri javë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, konfirmoi klubi.
Mertens u dëmtua të mërkurën në derbin kundër Interit dhe do të humbasë të paktën katër ndeshje në kampionat – kundër Lazio, Torino, Cagliari dhe Spezia.
“Mertens tashmë ka filluar një program shërimi që do të vazhdojë në Belgjikë gjatë pushimeve të Krishtlindjes,” njofton skuadra italiane.
Napoli aktualisht është i katërti në renditjen e Serie A me pesë pikë më pak se lideri Milan.