Lojtarët e Napolit nuk erdhën në derbin me Juventusin në Torino, pasi Seria A urdhëroi të zhvillohej derbi dhe autoritetet lokale shëndetësore të rajonit Campania urdhëruan ekipin të shkonte në izolim, pasi dy lojtarë dolën pozitivë me virusin korona.

Futbollistët e Juventusit erdhën në stadium, por nuk dolën për t’u stërvitur, ndërsa në tabelën e shënimeve shkruhej: “Ne po presim që ekipi vizitues të vijë”.

Gjatë asaj kohe, ekipi vizitues ishte në karantinë në kampin e tyre të trajnimit.

Napoli kërkoi sot shtyrjen e ndeshjes, por përgjigjja ishte negative, pasi protokolli thotë se një ekip me 13 lojtarë, përfshirë portierin, mund të luajë.

Tani është radha e Komisionit Disiplinor të Italisë të vendosë nëse ndeshja mund të shtyhej, përndryshe do të regjistrohet me 3:0 në favor të Juventusit.