Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Ndaj Uellsit do ta shohim një Itali tjetër në fushë

1 min read

 

Trajneri i Italisë Roberto Mancini pritet të ndryshojë gjysmën e skuadrës kundër Uellsit derisa Marco Verratti pritet të kthehet në formacionin startues për “Azzurrët”.

Italia tashmë e ka siguruar kalimin në fazat e eliminimit direkt të Kampionatit Evropian dhe Mancini do t’iu jap mundësinë lojtarëve që kanë luajtur më pak për t’u dëshmuar në ndeshjen e tretë të Grupit A.

Një fitore ose një barazim do të siguronte vendin e parë në grup për Italinë dhe Gigio Donnarumma do të jetë nga minuta e parë në grup.

Mbrojtësi i Napolit Giovanni Di Lorenzo është paraqitur shumë mirë kur e zëvendësoi Alessandro Florenzin në ndeshjen e parë, por këtë herë Rafael Toloi duket se do të fillojë nga minuta e parë.

Mbrojtësi i Atalanta nuk është i vetmi ndryshim në mbrojtje, pasi Leonardo Bonucci është i vetmi i sigurt që do të qëndrojë në vijën me katër mbrojtës.

Qendërmbrojtësi i Interit Alessandro Bastoni lufton me Francesco Acerbin e Lazios për vendin pranë Bonucci dhe Emerson Palmieri mund të marrë dritën jeshile si mbrojtës i majtë.

Jorginho pritet të vazhdojë në mesfushë, por me Bryan Cristante dhe Marco Verrattin që do ta plotësojnë tridentin.

Ja formacioni i mundshëm i Italisë për sonte kundër Uellsit:

Italy (4-3-3): Donnarumma; Toloi, Bonucci, Bastoni, Emerson; Cristante, Jorginho, Verratti; Chiesa, Belotti, Insigne.