Nën urdhrat e Thomas Tuchel, “Blutë” pësojnë humbjen e parë në Premier Ligë.

Skuadra londineze Chelsea ka pësuar humbje të thellë në shtëpi, në stadiumin “Stamford Bridge”, nga skuadra që po lufton për mbijetesë WBA.

Fillimisht, “Blutë” e filluan në mënyrë të mirë ndeshjen, ku rezultatin i pari e zhbllokoi amerikani Christian Pulisic në minutën e 27’.

Por dy minuta më vonë, mbrojtësi Thiago Silva u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, kështu duke e lënë skuadrën e Chelseat të hendikepuar, me vetë 10-të lojtarë në fushë.

Londinezët nuk arritën që me një lojtarë më pak në fushë të tregojnë lojë të mirë, pasi që në minutat shtesë të pjesës së parë, West Brom arrin ta përmbys rezultatin në 2:1. Në fillim, Pereira barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 45+2’ shtesë, kurse i njëjti menjëherë pas dy minutave e riktheu rezultatin në 2:1, në të mirë të West Brom.

As pjesa e dytë nuk ishte e mirë për Chelsean, ku në minutën e 63’ Robinson shënon për 3:1, dhe pesë minuta më vonë, Diagne shënon golin e katërt për WBA-në.

Chelsea arriti që të shënoj edhe golin e dytë dhe të fundit për ta në këtë përballje, përmes Mason Mount në minutën e 71’.

Kjo nuk ishte e gjitha, pasi që WBA shënoi edhe golin e pestë në ndeshje, ku Robinson parabolon në mënyrë të suksesshme portierin Mendy në minutën e 90+1’ shtesë.

West Brom ia shkaktoi humbjen e parë Chelseat nën urdhrat e trajnerit Thomas Tuchel, duke e mposhtur në “Stamford Bridge” me rezultat të thellë 5:2.