Komuna e Gjakovës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme është dëmtuar në masë të madhe ura në fshatin Rogovë të Hasit.

Pas inspektimit të kësaj ure Komuna ka konstatuar se kjo urë është e rrezikuar që të shembet si pasojë e dëmtimit të saj.

“Prandaj duke filluar nga sot (12.01.2021) ora 11:00 është marrë vendim që të ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve në këtë urë. Lusim qytetarët që për sigurinë e përgjithshme ta respektojnë këtë vendin”, thuhet në njoftimin e Komunës./21Media

NJOFTIM

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme është dëmtuar në masë të madhe ura në fshatin Rogovë (rr. Shefki Thaqi)….

Posted by Kuvendi Komunal – Gjakovë on Tuesday, 12 January 2021