Ndeshja Zvicër-Spanjë shkon në vazhdime
90’ minuta nuk kanë mjaftuar për të nxjerrë fituesin në stadiumin “Gazprom Arena” të Shën Petersburgut.
Ka përfunduar koha e rregullt në ndeshjen e parë të çerekfinales së “Euro 2020” mes Zvicrës dhe Spanjës, ku rezultati është i barabartë 1:1.
Fillimisht, ishte Spanja ajo që kaloi e para në epërsi përmes autogolit të Denis Zakaria në minutën e 8’, kurse rezultatin e barazoi kosovari Xherdan Shaqiri, ku në minutën e 68’ shënon për 1:1.
Koha e rregullt ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1 dhe tani do të nevojitet edhe koha shtesë, ku “Helvetikët” do ta kenë më të vështirë pasi që gjenden me 10 lojtarë në fushë, pas kartonit të kuq të Freuler.
Në rast se nuk përcaktohet fituesi në kohën shtesë, ndeshja do të vazhdojë drejt penalltive.
Rezultati pas 90’ minutave lojë është i barabartë 1:1.