Milani do të duhet të luajë pa shërbimet e sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic së paku në tri ndeshjet e radhës pas pas lëndimit që e pësoi gjatë ndeshjes kundër Napolit.

“Rossonerët” kanë zbuluar se lojtari do të duhet të ri-vlerësohet pas 10 ditëve dhe si rrjedhojë ai do të mungojë në tri ndeshjet e ardshme, kundër Lille dhe Celtic në Europa League si dhe kundër Fiorentinës në Serie-A.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka zgjedhje të limituara në stol për ta zëvendësuar sulmuesin suedez dhe media në Italia theksojnë se tekniku kuq e zi do t’i jap rastin talentit të ri, Lorenzo Colombo për të shkëlqyer deri në rikthimit e numrit 9.