Mërgimtarët që kanë filluar të vijnë për festat e fundvitit në Kosovë po presin me orë të tëra nëpër kufijtë e shteteve, si Slloveni, Hungari, Kroaci.

Por ndryshe është gjendja në pikat kufitare në Kosovë.

Në Merdare gjatë ditës ka pasur pritje vetëm rreth 40 minuta, ndërsa në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare.

Këtë lajm e ka konfirmuar  Arzen Rifati nga Dogana e Kosovës, i cili përmes telefonit ka dhënë detaje edhe për pikat tjera kufitare.

Gjatë ditës në pikë-kalimin në Merdare pritjet kanë qenë rreth 40 minuta, kurse tani në mbrëmje nuk ka pritje. Po ashtu edhe në pikat tjera kufitare, si te Dheu i Bardhë, Mutivodë, Jarinjë, dhe Muqibabë, pritjet sillen nga 20 deri 40 minuta”, ka bërë të ditur ai./kp