Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka pranuar marrëveshjen e mirëkuptimit nga zv.ministri i Zhvilimit Rajonal, Bashkim Nurboja, e cila ka të bëjë me financimin e projektit për ndërtimin e rrugëve në fshatin Bajgorë të Mitrovicës.

Qëllimi i kësaj marrëveshje bashkëfinancimi mes Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal është përmirësimi i cilësisë për jetesë të banorëve të Bajgorës, si dhe krijimin e kushteve për zhvillim në atë pjesë.

Bahtiri u shpreh i lumtur që u nënshkrua kjo marrëveshje me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për ndërtimin e rrugëve në Bajgorë, duke thënë se ky bashkëpunim i jep një shtytje infrastrukturës së Mitrovicës dhe projekteve infrastrukturore të saj.