Tensionet ndërmjet Frank Lampard dhe N’Golo Kante mund ta detyrojnë reprezentuesin nga Franca që të largohet nga Chelsea dhe ëndrra e tij është që t’i bashkohet Real Madridit.

“La Parisien” raportoi se Lampard nuk i dha leje mesfushorit që t’i bashkohet një feste të mikut të tij dhe kjo nuk u prit mirë nga 29 vjeçari.

Më tutje, gazeta franceze shkruan se Kante ëndërron të luaj në “Santiago Ber N’Golo Kante nabeu”, por gjiganti i La Ligas ende nuk ka treguar ndonjë interesim për ish-lojtarin e Leicester Cityt.

Kante ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023 dhe agjenti i tij beson se ai mund të largohet me lehtësi gjatë afatit kalimtar veror të vitit 2021.