Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Nesër do të realizohen punime në Prishtinë, këto zona do mbesin pa ujë

1 min read

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se nesër ekipet e mirëmbajtjes të rrjetit të ujësjellësit nën mbikëqyrjen e drejtorisë teknike, kanë planifikuar realizimin e disa punimeve teknike në rrjet, në gypin me diametër fi 200 mm, në rrugën e “Tiranës” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, punimet do të fillojnë së realizuari duke filluar nga ora 12:00, me ç’rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: lagjja” Lakrishte”, një pjesë e lagjes” Dardania” dhe një pjesë e lagjes ” Arbëria” mbi hekurudhë deri te komuna e re e Prishtinës.

“Furnizimi rikthehet pas sanimit të gypit. Realizimi i punimeve teknike të tilla, po bëhet gjithnjë për një infrastrukturë më funksionale të rrjetit të ujësjellësit”, thuhet në njoftim./21Media