Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot kryesisht me diell në vendin tonë.

Sipas IHMK-së, për gjatë maleve parashihen vranësira të mesme, por pa reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon të jetë i lartë, në vlerat e rrezikut, prandaj është mirë që në intervalin kohorë prej 9-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.