Komuna e Shtimes ka njoftuar se nesër në ora 21:00 fillon dezinsektimi hapësinor për eliminimin e insekteve dhe dëmtuesve të tjerë.

Dezinsektimi do të bëhet nga Kompania “Ekologjia” e kontraktuar nga Komuna e Shtimes.

Sipas një njoftimi të komunës, menaxheri i projektit, Bashkim Ahmeti bënë të ditur se nëse moti është me shi apo erë të fortë, orari do të shtyhet deri në ditët me mot të mirë, për çka me kohë do të njoftohen qytetarët.

Ai tha gjithashtu se bletarët nuk kanë nevojë të shqetësohen ngase dezinsektimi do të bëhet në orët e vona të mbrëmjes.