Nesër me fillim nga ora 12:15, në Sllatinë zhvillohet gara e auto sllallomit. Njoftimi ka ardhur nga Federata e Auto-Sllallomit të Kosovës (FASK) e cila ka bërë të ditura detajet tjera për të gjithë garuesit dhe të interesuarit e tjerë.

Në njoftim thuhet se garuesit nuk do të kenë nevojë të paguajnë tarifën e pjesëmarrjes (startarinën), kurse paraqitja e garuesve bëhet deri në orën 11:00.

“Në ora 12:00 do të zhvillohet një vozitje testuese dhe pas kësaj starton gara zyrtare”, thuhet në njoftimin e FASK.