​NEWBORN me pamje të re

Në vitin e 12-të të pavarësisë, NewBorn synon ta prekë një çështje të ndjeshme

Me rastin e shënimit të 17 shkurtit  – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Obelisku NewBorn do të merr pamje të re, ku do të paraqesë simbolin e përkrahjes dhe fuqizimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Prezantimi i Obeliskut NewBorn me pamje të re, do të bëhet më 17 shkurt në ora 13:00.

“Në vitin e 12-të të pavarësisë, NewBorn synon ta prekë një çështje shumë të ndjeshme dhe shpesh të paragjykuar: të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe gjithë mundin e tyre për t’i tejkaluar vuajtjet dhe stigmën ndaj tyre. Kjo pamje e re e NewBorn ka për qëllim rritjen e vetëdijës së popullatës për gjendjen e të mbijetuarve, por veçanarisht luftimin e stigmës dhe mobilizimin për më shumë mbështetje për të mbijetuarit. Adresimi i stigmës në Kosovë, është në hap me zhvillimet globale për këtë çështje dhe pjesë e fushatave ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT)./21Media

Back to top button