Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Has, sot ka bërë të ditur se Nezir Çoçaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Në një postim në Facebook thuhet se Çoçaj ka pranuar ftesën nga Dhomat e Specializuara që gjatë ditëve në vijim do të paraqitet për intervistim.

“OVL e UÇK-së, dega në HAS, mbështet fuqishëm njeriun e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e tij për themelimin e UÇK-së, po ashtu vlerëson lart disiplinën e Çoçajt gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë që kishte të vetmin qëllim si të gjithë bijtë e bijat, Çlirimin e Atdheut nga Jugosllavia Vrastare Fashiste. ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS, DEGA NË HAS i mbështetë të gjithë çlirimtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët luftuan për Lirinë e Vendit të tyre nga regjimi jugosllav, serb”, thuhet në postim./21Media

 

OVL e UÇK-së, HAS
Njofton se:

NEZIR ÇOÇAJ është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Ai ka pranuar…

Posted by OVL UÇK HAS on Tuesday, 19 January 2021