Nga 13 raste të reja në 24 orët e fundit në nivel vendi, vetëm në kryeqytet janë konfirmuar shtatë prej tyre.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se 6 prej rasteve të reja janë familjarë të një rasti të djeshëm.

“Nga 13 raste të reja sot në Kosovë, shtatë në Prishtinë. 6 prej tyre, familjarë të një rasti të djeshëm. Ju lutemi kujdes këto ditë. Së paku maskat janë mbrojtja minimale që duhet të praktikojmë. Vazhdojmë drejt rihapjes së plotë me kujdes.#shpiPRkrejt”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.