Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka paralajmëruar sot ashpërsimin e masave antiCOVID-19, në kohën kur vendi po përballet me një numër në rritje të rasteve me fatalitet.

Vetëm në tri ditët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 41 raste të vdekjeve si pasojë e koronavirusit, duke bërë që autoritetet shëndetësore të ashpërsojnë masat antiCOVD-19.

Nga sot në koordinim me Policinë, AVUK-in dhe Prokurorinë e Shtetit, konform legjislacionit, do të fillojmë me ashpërsimin e zbatimit të masave. Gjithashtu, nga kjo javë do të shtohet numri i inspektorëve në terren, duke rritur kështu mundësinë për zbatimin strikt të masave të caktuara”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se nga e hëna do të fillojë licencimi i laboratorëve privatë për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare.