Komisioni i përbashkët parlamentar për Stabilizim-Asociimi BE-Kosovë mban mbledhjen e radhës me temën ‘Programi kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020-2024’. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut takim me përfaqësues të Inspektoratit Policor të Kosovës lidhur me kërkesën e Veton Elshanit dhe 175 zyrtarëve të tjerë policorë që janë invalidë gjatë luftës së fundit në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin e Ministrisë së Mbrojtjes, rreth zbatimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për 2019 dhe të gjeturat e raportit të Komisionit Evropian 2020 në fushën e sigurisë në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin vjetor të auditimit për pasqyrat vjetore financiare 2019, për KRU “Prishtina” dhe raportin vjetor të auditimit për pasqyrat vjetore financiare 2019, për Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) shënon Ditën Botërore të Planifikimit të Qyteteve. (Objekti i ish-‘Rilindjes’, ora 11:00)

Paraqitja e parë e Kadri Veselit para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).(Ora 15:00)

Ushtruesja e detyrës së presidentit, njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, pret në takim presidenten e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret. (Kabineti i kryetares në Kuvendin e Kosovës ora 15:30 – pamje në fillim të takimit, konferenca pas takimit në hollin e Kuvendit të Kosovës, ora 16:30).