Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme në vendin tonë

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme në vendin tonë

Komuna e Prizrenit do të bëjë përurimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Gjonaj, projekt i realizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë. (Fshati Gjonaj, ora 10:00 – transporti i organizuar nga ana e Komunës nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:15)

Në nderim të viktimave të aktit terrorist mbi kullat Binjake në SHBA, zjarrfikësit e Prishtinës bëjnë pastrimin e platos dhe vendosjen e flamurit të ri te shtatorja e Presidentit Bill Clinton. (Sheshi Bill Clinton në Dardani, ora 10:00)

Në kujtim të viktimave të sulmit terrorist në SHBA, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani së bashku me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, do të vendosin kurora me lule tek pllaka përkujtimore e 11 Shtatorit. (Hapësira ndërmjet objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe pjesëtarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente i ndezin alarmet në nderim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA. (Para shtatores së Presidentit Clinton, ora 11:00)

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do të mbajë konferencë për media lidhur me disa raste të cilat janë në trajtim nga ky institucion. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, kati IV, ora 11:00)

Punëtorët teknikë si dhe ata të sigurimit fizikë te cilët punojnë ne QKUK, ne Spitalet Rajonale, në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat, do të protestojnë për një orë, në vendet e tyre të punës. (Udhëheqja sindikale gjatë kohës së protestës do ta vizitojë Qendrën Kryesore te Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe QKUK-në, ora 13:00)

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Komuna e Prizrenit, organizojnë prezantim publik për pilot ndërhyrjet e përzgjedhura si Veprimet e Duhura Kombëtare për Zbutje ndaj ndryshimeve klimatike. (Ambienti i brendshëm i kinemasë Lumbardhi, ora 13:00)