Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për votimin në parim të Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për votimin në parim të Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, vizitojnë Komunën e Vitisë, ku do të priten nga kryetari Sokol Haliti. (Ora 10:30)

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, marrin pjesë në nisjen e punimeve në “Rehabilitimin e Rrugës N25.3 Kllokot-Gjilan, Projekti i Rrugëve Regjionale, Lot 2”. (Magjistralja Ferizaj-Gjilan, në hyrje të komunës së Kllokotit, ora 11:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës shqyrton draft planin e veprimit dhe draft planin e buxhetit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ‘Arbëri’, Prishtinë, ora 12:00)

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, do të nënshkruajë Memorandum Bashkëpunimi me Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Medica Kosova dhe Medica Gjakova, për vendosjen e “Këndit të Kurajos”, në hapësirën e ministrisë. (Ministria e Drejtësisë, salla-914, ora 14:00)

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, Kolegji AAB do të bëjë inaugurimin e Laboratorit të Psikologjisë Klinike për studentët dhe profesionistët e fushës së Psikologjisë. (Kolegji AAB, ora 15:00)