​Ngjarjet e datës 13 prill

09:30
Delegacioni nga Izraeli, i kryesuar nga ministri për Bashkëpunim Rajonal, Esawi Frej, ndan një donacion me karroca për Shoqatën “Handikos”. (“Handikos”, Veternik)
09:30
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, N506)
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin e shpenzimeve të Radio Televizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
10:30
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit)
10:30
Ministri për Bashkëpunim Rajonal i Qeverisë së Izraelit, Issawi Frej, dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, vizitojnë Klinikën e Pediatrisë. (Klinika e Pediatrisë, QKUK)
11:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me Avokatin e Popullit dhe me kryesuesin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N204)
11:00
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Kuvendi i Kosovës, C203)
11:00
Fakulteti Ekonomik organizon Panairin e Punës për studentë. (Oborri i Fakultetit Ekonomik, UP)
11:30
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë para Qeverisë. (Para ndërtesës se Qeverisë së Kosovës)
13:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues të grupit të laborantëve të lartë të mjekësisë dhe të sindikatës së nëpunësve të shtetit të viteve të viteve 1990-të. (Kuvendi i Kosovës, N10)
14:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)
14:00
Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, mban konferencë në lidhje me punën dhe sfidat në tre-mujorin e parë të vitit 2022. (Gjykata Themelore, Gjilan).

Back to top button