Ngjarjet e planifikuara per diten e sotme ne vend

Ngjarjet e planifikuara per diten e sotme ne vend

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e mjedisit dhe faunës. (Objekti i MEA-së (ish-MZHE), sheshi “Zahir Pajazati”, salla e takimeve kati 4, ora 09:00)

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, mban konferencë për media mbi marrëveshjen e fundit për rrugën Deçan-Plavë. (Para ndërtesës së Arkivit të Kosovës në lagjen e Spitalit Prishtinë, ora 09:00)

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi dhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani mbajnë konferencë për media mbi udhëzimet e MTI-së që kundërshtohen nga kjo shoqatë. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni hetimor parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë shqyrton kërkesën/rekomandimin e komisionit për pezullimin e lëshimit të lejeve të reja dhe ri-licencimin e hidrocentraleve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Vihet gur-themeli për ndërtimin e sheshit “Adem Preniqi” në Obiliq. I pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi. (Ora 12:00)

Këshilli organizativ i protestave i FSP-PTK-së mban protestë para Qeverisë së Kosovës. (Ora 13:00)