Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) dhe Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK) mbajnë konferencë për media. (Para objektit të IML-së, ora 10:00)

SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës, shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Me këtë rast prezanton rezultatet e Analizës së Nevojave mbi kapacitetet e Qendrave për Punë Sociale në fushën e promovimit dhe mbrojtjes së fëmijëve. (SOS Fshatrat, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione Shqyrton draft-rezolutën nga debati parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjetra në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për t’u kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 10:00)

Këshilli Rinor Kosovar bën lansimin e lojës 2D “Be in my shoes” të krijuar nga fëmijët me nevoja të veçanta – pjesë e projektit “Mos supozo nevojat e mia”. (Kino “Armata”, Prishtinë, ora 10:00)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë (OSBE) dhe Entitetin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizim të Grave (UNWomen), do të ndajnë katër çmime të gazetarisë. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00)

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Fëmijëve – 20 Nëntorit, organizatat Save the Children dhe Syri i Vizionit me mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përurojnë ekspozitën e përkohshme kushtuar kësaj dite. ( Para NEWBORN, ora 13:00)

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomáš Szunyog dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të nënshkruajnë një kontratë me vlerë prej 26.5 milionë euro e dizajnuar për t’i përkrahur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të pandemisë Covid-19. (https://youtu.be/sj_GGmzRWDU, ora 13:30)

Komuna e Prishtinës mban konferencë për medie për shpalosjen e procesit për projektin e Sallës Koncertale dhe përgatitjet për thirrjen e konkursit ndërkombëtar për projektin kryesor. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, Prishtinë, ora 14:00)