Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ora 09:30)

Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën virtuale: “Sa do të ndikojë moratoriumi një vjeçar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës?” (Ora 10.00-15.00)

Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim deputetët e komunitetit joshumicë. (Ndërtesa e Qeverisë, pamje, ora ‪10:30)

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë lanson data-bazën per tregtinë në shërbime, merr pjesë ministri Vesel Krasniqi. (MTI, ora 11:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut takim në komision me përfaqësues të kompanisë “Kërveshi Partneres” dhe OJQ, “Ngritja e Zërit”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin vjetor të Auditimit për vitin 2019, të ftuar ministrja e Financave Hykmete Bajrami dhe Auditori i Përgjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Promovohet publikimi ‘Të Damkosurit e Ballkanit – Shqiptarët dhe Kosova në tekstet alternative gjithëballkanike të historisë’, botuar nga ADMOVERE, me mbështetje nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë. (KultPlus Caffe Gallery rruga ‘Isa Boletini’, objekti 3/2-1, te Fontana në Ulpianë, orën 11:00)

Meliza Haradinaj – Stublla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 12:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka merr pjesë në përurimin e adaptimit të rrugës për Komunitetin RAE në rrugën “Rexhep Karaqi”. (Ora 12:00)

Komisioni parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë mban takim ku marrin pjesë dëshmitarët Hidajete Pireva, Mjeke, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF, Fushë Kosovë; Vlora Maholli, Mjeke, QKMF, Fushë Kosovë dhe Hajrie Hoti, mjeke, QKMF, Prishtinë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 14:00)

Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” takim me shkrimtarin Agim Vinca. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart”, rr. Sadik Bekteshi, nr. 16, Prishtinë ora 17:00-18:30).