Në platformën online mbahen punimet e Sesionit Plenar të SEECP nën udhëheqjen e Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani. (Punimet fillojnë në ora 09:30 dhe do të zgjasin deri në ora 16:00)

Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Burim Ramadani raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 09:30)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit bën intervistimin e kandidatëve për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 09:30)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton palestrën sportive në Zahaq (Fshati Zahaq, Pejë, ora 10:00)

Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrton Raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ORA 10:00)

Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2019 si dhe raporton vjetor financiar të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione bën formimin e panelit përzgjedhës dhe zgjedhja e kryesuesit të panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, listën e ngushtë dhe intervistim të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton komunën e Pejës ku do të takohet me kryetarin Gazmend Muhaxheri (Komuna e Pejës, 10:30)

Ministri i  Shëndetësisë, Armend Zemaj takohet me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. (Qendrën Operative Emergjente, të Qendra e Studentëve, Gjilan, ora 11:00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton stadiumin “Shahin Haxhiislami”.(Pejë, ora 11:00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton palestrën sportive të Loxhës (Loxhë, Pejë, 11:30)

Ushtruesit të detyrës së Kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, raporton në komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

Bëhet vënia e e gurthemelit të Qendrës Nacionale të Xhudos, merr pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.(Qendra nacionale e Xhudos në Pejë, ora 14:00).