Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Ngjarjet e datës 24 shtator

1 min read

10:00
Partia Demokratike e Kosovës, mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës. (Hotel Emerald)

10:00
Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrat Elbert Krasniqi, Hekuran Murati, Artane Rizvanolli takojnë kryetarët e komunave. (Hotel Dukagjini, Pejë)

10:00
Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës do të organizojë klinikën për trajnerë të basketbollit. (Salla sportive “ISP MARIGONA”)

11:00
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, mban konventën e madhe programore, ku merr pjesë edhe kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku. (Salla e Teatrit të qytetit)

12:00
Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF prezanton instalacionin simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu”)

12:00
Mbahet kuvendi i jashtëzakonshëm i Federatës së notit të Kosovës. (Hotel Sirius)

14:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren Emilija Redzepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake, Prizren).