Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Ngjarjet e datës 27 korrik

2 min read

 

Komisioni për Buxhet shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 09:45)

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave jo-qeveritare”. Të Ftuar: Zyra e Kryeministrit, ministri i MKRS Hajrulla Çeku dhe Komuna e Prishtinës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi takohet me kryetarët e Odave të profesionistëve shëndetësorë me temën “Puna dhe sfidat e Odave të profesionistëve shëndetësorë”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë Blerim Olluri raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Zbulohet pllaka përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjtë të Kosovës”. (Objekti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës – Prishtinë, hapësira e jashtme para objektit, ora 10:00)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban konferencë për medie: Përmbyllja e Projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie” dhe prezantimi i raportit përfundimtar të zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – Covid-19″. (Hotel “Sirius”, salla Aries, Prishtinë, ora 10:00-11:00)

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për nivelin e zbatimit të ligjit për shoqëritë tregtare. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Misioni i OSBE-së në Kosovë do ta prezantojë edicionin e pestë të Raportit vlerësues të të drejtave të komuniteteve. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 11:00)

Dega e PDK-së në Fushë Kosovë mban konferencë për media. (Zyra e Degës së PDK-së, Rruga “Dardania”, Fushë Kosovë, ora 12:00)

Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit të Buzukut për roman, me rastin e 30-vjetorit të themelimit. (Hotel “Opera” Prishtinë, ora 12.00)

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Projektligjin në parim për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve dhe Projektligjin në parim për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 15:00).