Protestë për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës. (Para Klinikës së Kirurgjisë), 10:00

Inagurohet platforma “Bëhu Zëri Im”, që do të shërbejë si pikë referente në përfaqësimin e interesave të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë,) 10:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me Skënder Krasniqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303). 10:00

Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit, Mitrovicë), 10:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me Skënder me Hysen Sogojevën, nga Oda e Hoteliersë dhe Turizmit e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303), 10:30

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me Selatin Kaçaniku, nga OJQ Konsumatori. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303), 11:00

Avokati i Popullit, Naim Qelaj raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me ankesat dhe propozim-vendimin e per zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302), 12:00

OEGJK bashkë me Shoqërine e Avokatëve “Vokshi&Lata”, organizon një takim në prezencë për të biseduar rreth regullativës ligjore që rregullon shitjet online dhe masat që një kompani duhet t’i ndërmerr për të operuar në këtë formë, duke përfshirë përmbajtjen e “terms and conditions”? (https://bit.ly/3tW4ZVc), 13:00

Organizata truAktiv dhe 7Artet organisojnë natën e filmit dhe dhurimit të librit në Mitrovicë. (Bibloteka e qytetit, Mitrovicë), 17:00

Nisma WeBalkans.eu, në bashkëpunim me Ambasadorët e Rinj Evropianë, organizon takim online, me disa nga drejtuesit e rinj më të shkëlqyer të Evropës, me titull “Fuqia e një Thurjeje (Hashtag)”. (Platforma “Zoom”), 18:00

Filharmonia e Kosovës do të prezantojë koncertin premierë të Korit të Filharmonisë së Kosovës në kuadër të sezonit 2020/2021. (Kisha katolike “Shën Katarina”, Pejë), 18:00