Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Ngjarjet e datës 4 gusht

1 min read

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton propozim- vendimin e Qeverisë, për emërimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:30)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere voton raportin vjetor financiar të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës 2020; raportin vjetor financiar të KPMSHC të Kosovës 2020; raportin vjetor financiar të Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti dëgjim publik mbi nismën legjislative ”Projektligji për kriptovaluta”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 13:00)

Komuna e Podujevës në vazhdën e aktiviteteve ”Java e Diasporës” organizon Panair të Produkteve nga prodhuesit llapjanë. (Sheshi “Ali Ajeti”, ora 15:00)

Mbahet ceremonia inauguruese e Qendrës së parë për Arsim në Distancë. Merr pjesë ministrja e Arsimit Arbërie Nagavcin, përfaqësues nga Ambasada e SHBA-së, si dhe shumë partnerë të tjerë të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar. (Rr. “Rexhep Mala” nr. 49, Prishtinë, përballë ICK-së, ora 18:30-20:30)