Ngjarjet e datës 4 nëntor
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. (Ora 09:30)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban tryezë e diskutimit “Ngritja e çmimeve në treg dhe mbrojtja e konsumatorit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Demokraci Plus prezanton gjetjet e raportit “Raporti i monitorimit të Organit Shqyrtyes të Prokurimit – Janar 2020 – Mars 2021. (Hotel Prishtina, ora 10:00)
Ekipi Opre Roma Kosova organizon “Media Breakfast”. (Restorant Rings, në shesh, ora 10:00).
Organizata “People in Need” realizon një vizitë në shkollën “Elena Gjika” në kryeqytet. (Ora 10:30)
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) organizon konferencën e parë me bizneset e Prishtinës, në kuadër të fushatës informuese “Ditët e Biznesit Kosovar” dhe dialogut me sektorin privat. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë – Lipjan, ora 13:00)
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të vizitojë QMF-në në Zhur, ku do të fillojë shërbimi i ri laboratorik. (Ora 13:00)
Mbahet Takimi VII i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë. Merr pjesë shefi i Zyrës të BE-së, kryeministri Albin Kurti etj. (Salla plenare e Kuvendit, ora 16:00).