Me rastin e katër vjetorit të vdekjes se aktivistit Astrit Dehari, bëhen homazhe te varri i tij. (Në fshatin Zllahtar afër Matiqanit, ora 09:30)

Bëhet përurimi i përfundimit të punimeve për ndërtimin e ujësjellësit në 5 fshatra të komunës së Skenderajt. (Shkolla fillore “Vëllezërit Frashëri”, fshati Qubrel, ora 11:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie në përkujtim të aktivistit Astrit Dehari. (Zyret e VV-së në Arbëri, ora 12:00)

Klubi Social i Mitrovicës mban debat online me titull Zgjedhjet Presidenciale të Sh.B.A – Dy Anët e së njëjtës Monedhë? ([email protected] ora 12:00)

Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK), organizon konferencë për media me temë diskutimi “Lirimi i lëndës së parë nga TVSH-ja për prodhuesit vendor”. (Zyret e reja të OAK-ut, Bregu i Diellit, Rrg. Gazmend Zajmi, nr.6, ora 14:00)

Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. Në rend dite edhe votimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19. (Kuvendi i Kosovës, Salla,N506, ora 15:00)

Bëhet hapja e Bienales së parë Ndërkombëtare të Grafikës “Mitrovica Print 2020”, me pjesëmarrje të 60 artistëve nga 15 shtetet e Botës e cila po mbahet për herë të parë në Kosovë e Shqipëri. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë, ora 17:00)

Aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e VV-së, ndezin qirinj në ballkonet e shtëpive të tyre në përkujtim të jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari. (Në qytetet e Kosovës, ora 20:00).