Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ambasadori i Gjermanisë Jorg Rohde marrin pjesë në dhurimin e 15 respiratorëve për QKUK-në . (Administrata e QKUK-së, ora 08:00)

OAK takim me shefat e grupeve parlamentare.(OAK, ora 09:00)

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti takohet me komisionarin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:15)

Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon hulumtimin “Luftëtaret e huaj dhe Diaspora e Kosovës -Rasti i Gjermanisë”. (Hotel ‘Sirius’ Prishtinë, ora 10:00)

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:25)

Në Çabrat të Gjakovës fillojnë punimet për eshnoren. (Ora 11:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancën e rregullt. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:30)

Aktivistë të fushatës Drejtësi për Kujtimin mbajnë konferencë për media përpara Qeverisë së Kosovës, lidhur me përgjigjet e institucioneve rreth kërkesave të peticionit Drejtësi për Kujtimin! dhe hapave të mëtutjeshëm. (Ora 14:00).