Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të punimeve rehabilituese në sistemin e ujitjes Radoniqi-Dukagjini. (Doblibarë, Gjakovë, ora 10:00).

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, takohet me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. (Objekti i Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 11:00).

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 11:00).

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, takohet me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Zyra e kryetarit në Deçan, ora 13:00).

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, viziton punimet në qendër të qytetit në Deçan. (Ora 14:00).

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi viziton NPL “Higjiena”. (Deçan, ora 14:15).

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00).