Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Ngriten çmimet për bukë, mish e vajra

2 min read

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), së fundmi ka publikuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit, ku është theksuar se inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte i pandryshuar (0.0%) në muajin qershor, krahasuar me muajin maj.

Sipas ASK-së, përkundër mosndryshimit në muajin qershor 2021 të indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit, krahasuar me muajin maj 2021, vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it.

Siç ka njoftuar ASK, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: qumësht, djathë dhe vezë (-1.5%); perime (-9.2%); pije alkoolike (-2.0%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.5 për qind) në IHÇK. Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.6%); mish (0.2%); vajra dhe yndyra ushqimore (1.2%); pemë (3.6%); energjia elektrike (12.1%); në periudhën janar – maj 2021 ishte për 0,0061 cent më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid -19, Nr. 07/L-016, neni 15, për periudhën janar – maj 2021, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK.

“Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2021 me muajin qershor 2020 ishte 2.4%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2.4 për qind në muajin qershor 2021, krahasuar me muajin qershor 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.8%); vajra dhe yndyrat ushqimore (27.6%); duhan (4.3%); gaz (5.7%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (1.5%); pajisje shtëpiake (1.9%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (24.0%); shërbime telefonike dhe të telefaksit (20.3%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informative (2.7%); pushime të organizuara turistike (3.7%); kujdes personal (1.5%); shërbime financiare (4.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.7 për qind në IHÇK”, është bërë e ditur në njoftim.

Ndërkaq, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-13.2%); pajisje telefonike dhe të telefaksit (-8.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK.