Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku pritet të caktohet data për seancën e re plenare.

Në rend dite një varg pikash të papërfunduara nga seancat e mëparshme, si dhe shqyrtime të disa projektligjeve të iniciuara nga Qeveria e Kosovës.

Kryesia edhe këtë herë ka në rend të ditës interpelancën me kryeministrin, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë̈ në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.

Mirëpo e cila nuk dihet nëse do të përfshihet në rendin e ditës së seancës ardhshme.

Ndërkohë, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, kryetarja e Kuvendit, njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani pritet të mbajë konferencë për medie.