Ndeshja Molvavi-Kosovë, ka nisur në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, ku përfaqësuesja e jonë llogaritet si favorite për të fituar.

Kosova fillon rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve për herë të dytë prej se kjo garë është futur në kalendarin e UEFA-s. Pasi e fitoi një edicion më parë grupin në Ligën D, tashmë djelmoshat e Bernard Challandes janë një nivel më lartë.

Tani si pjesë e Ligës C, Kosova është në Grupin 3, ku janë edhe përfaqësuese të respektuara, si Greqia dhe Sllovenia, ndërsa pjesë e grupit është edhe Moldavia.

Ndeshja e parë po zhvillohet në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë kundër Moldavisë, pasi ky shtet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.