"Nuk i zëmë besë Serbisë e as nuk e duam lëmoshen e atyre që na djegën e na vranë!"

“Nuk i zëmë besë Serbisë e as nuk e duam lëmoshen e atyre që na djegën e na vranë!”

Ka filluar një  peticion i cili ka për qëllim që  kundërshtojë  pranimin e testeve për koronavirus të  ardhura nga Serbia.

Me anë  të  këtij peticioni kërkohet nga qeveria në  detyrë  që  të  anulojë  këtë  dërgesë .

“Nuk i zëmë besë Serbisë e as nuk e duam lëmoshen e atyre që na djegën e na vranë!Serbia duhet të jap përgjegjësi për masakrat, të pagjeturit, të dhunuarat, të burgosurit politik e rrënimin e ekonomisë në Kosovë, ndërsa përmes pranimit të kësaj “ndihme”, ne e maskojmë me humanizëm fytyrën kriminale të Vuqiçit dhe ish-vartësëve të tjerë të Milosheviçit!”, thuhet në  njoftim për këtë  peticion.

Peticioni përfaqësohet nga Fitim Çeku-gazetar dhe Granit Geci, Driton Bardheci, Endrit Zabërgja aktivistë politikë./21Media