​Nis seanca fillestare për rastin e 53 milionëshit

Në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca fillestare në rastin e “53 milionë eurove”, ku të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri.

Seanca e parë në këtë rast është mbajtur më 20 prill 2022, por u shty për sot pasi që i akuzuari Pal Lekaj ka thënë se nuk e ka lexuar aktakuzën dhe kërkoi 10 ditë kohë për përgatitje.

Ndërsa, Prokuroria Speciale, më 4 shkurt 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj Pal Lekajt dhe të tjerëve për përfshirje në aferën korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e 53 milionë e 100 mijë eurove në emër të vazhdimit të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button