Kanë filluar punimet për rregullimin e sheshit “Adem Jashari” në qytetin e Vushtrrisë.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, deputetë të Kuvendit, si dhe zyrtarë tjerë nga niveli qendror dhe lokal.

Tahiri tha se ky projekt është bashkëfinancim i Komunës dhe KEDS-it, si dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se po mbahet premtimi që e ka dhënë për largimin e kabllove nga sheshi në Vushtrri.

Ai tha se ky projekt po realizohet për shkak te Qeverisjes së mirë në Vushtrri.

Ndërsa, përfaqësuesi i KEDS-it, Ali Demaj, tha se janë të kënaqur me bashkëpunimin me kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Për këtë projekt Komuna ka ndarë 363 mijë euro ndërsa 500 mijë janë ndarë nga KEDS-i./kp